Drejtori i sektorit të të rinjve të Veronës Masimo Marxhota vlerësoi maksimalisht futbollistin verdheblu dhe të Shqipërisë Marash Kumbullën.

Kumbulla7
Në “Instagram” ai shton se 20-vjeçari ishte një profesionist përpara 3 vitesh, por kondicioni fizik nuk e lejoi të debutonte në Serinë A.

“Për mua është konfirmim në krahasim me atë se çfarë duhet të jetë sektori i të rinjve. Nuk jam këtu të flas për aftësitë e tij teknike, por në aspektin psikologjik është një djalë i jashtëzakonshëm. Ai ishte një profesionist i vërtetë 3 vite më parë, dallohej në çdo aspekt, edhe pse kishte disa problem fizike.

Është një shembull për mua, një shembull që do ta kujtoj gjithmonë me vete. Së bashku me Danzin kanë shkëlqyer në çdo aspekt”, u shpreh Marxhota.