Futbolli në Shqipëri do të rikthehet pas pak ditësh për ndeshjet e fundit të fazës së dytë. Tërmeti i 26 nëntorit bëri që të mos mbylleshin plotësisht dy fazat e para duke qenë se u shty për një javë teksa ekipet do ta rinisin kampionatin pas një jave.
Të martën e datës 21 janar, ekipet do të zbresin në fushë dhe do të luhen të gjitha takimet e javës së 18. Është vendosur që takimet të luhen në dy orare të ndryshme, ku në orën 14:00, Vllaznia pret Flamurtarin në shtëpi, ndërkohë që Kukësi luan në transfertë kundër Luftëtarit.
Në orën 17:00 do të luhen 3 ndeshje të tjera mjaft interesante. Skënderbeu do të presë në shtëpi ekipin e Partizanit, ku Tirana luan në shtëpi kundër Bylisit. Ndeshje delikate ka edhe Teuta që pret në Durrës ekipin e Laçit. /VipSport/
Java 18
21/01/2020
14:00 Vllaznia – Flamurtari
14:00 Kukësi – Luftëtari
17:00 Teuta – Laçi
17:00 Skënderbeu – Partizani
17:00 Tirana – Bylis