Interi ka zyrtarizuar sot pasdite transferimin më të rëndësishëm që ka bërë klubi, Romelu Lukakun, duke finalizuar kalimin e tij nga radhët e Mançester Junajtid. Zikaltërit ndiqnin prej javësh lojtarin por në një moment u duk sikur Juventusi kishte arritur t’ua rrëmbente nga duart.

Gjithsesi, marrëveshja me këtë klub u finalizua dhe Lukaku bëri të qartë se që në fillim ideja e tij kishte qenë të transferohej në Milano. “Desha vetëm Interin pasi Interi nuk është për të gjithë. Jam këtu për të kthyer këtë skuadër në majë”, ishte premtimi i sulmuesi në fjalët e tij të para si një futbollist i zikaltërve.

Lojtari kaloi sot të gjitha kontrollet mjekësore para se të nënshkruante marrëveshjen e re me klubin zikaltër duke u bërë pjesë e tij deri në vitin 2024. Tani pritet të mësohet se si do të zgjidhet situata e sulmuesve të tjerë, pasi Interi kërkon të shesë Ikardin, si dhe të afrojë Xhekon, ndërsa ka në radhët e tij një emër premtues për të ardhmen si Lautaro Martinez. /vipsport/