Dusan Tadic është lojtari më i ri i skuadrës së Fenerbahce.
Sulmuesi 35-vjeçar e mbylli me Ajax në ditët e fundit dhe ditën e dielë u zyrtarizua te klubi turk.
Ndërsa tha fjalët e para kanalet zyrtare të Fenerbahce, Tadic u shpreh i lumtur për këtë transferim.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme të jesh pjesë e një klubi kaq të madh. Fenerbahce ka tifozë të mrekullueshëm dhe mezi pres të luaj para tyre. Dua të fitoj shumë trofe.”-u shpreh ai.