Zyrtarizohet transferimi i sulmuesit shkodran te skuadra uzbekistanase FK Andijon. Gazeta “Shkodra Sport” ka qene e para qe diten e djeshme e ka zbuluar kete transferte duke shkruar se 24 vjeçari kishte rene dakord dhe ishte nisur per te hedhur firmen ne kontrate.
Gazeta meson se gjithçka eshte zyrtarizuar ne Antalia te Turqise, vend ku ekipi i Superliges se Uzbekistanit eshte duke zhvilluar fazen pergatitore. Hebaj, ashtu siç kishte rene me perpara dakord me drejtuesit e ketij klubi, ka hedhur edhe firme.
Behet e ditur se kontrata e tij me FK Andijon do te jete dyvjeçare dhe per Hebajn do te jete nje sfide e re pas atyre qe ka patur me perpara me Domzhalen ne Slloveni, Vorskla Poltava ne Ukraine dhe Shkendine e Tetoves ne Maqedonine e Veriut.
Ish- sulmuesi i Vllaznise, Partizanit dhe se fundi i Teutes, njihet si nje golashenues i mire dhe kjo ka qene arsyeja pse drejtuesit e FC Andijon i ofron kontraten dyvjeçare. Kujtojme qe kampionati ne Uzbekistan ende nuk kane nisur dhe skuadrat jane duke zhvilluar fazen pergatitore.
Kjo gje do ta ndihmoje sulmuesin shkodran te kape sa me shpejt formen e tij me te mire ne menyre qe ta ndihmoje skuadren e tij te re me lojen dhe golat e tij.
Gjergj KOLA