Federata e Futbollit të Spanjës ka vendosur për heqjen e kohës shtesë gjatë ndeshjeve të Superkupës. Kështu synohet të rritet performanca e lojtarëve në fushën e blertë.
Ishte vetë kërkesë e klubeve dhe gjithçka u miratua. Kështu pas 90 minutave, nëse rezultati është barazim, do të kalohet direkt te penalltitë.
Prej tyre do të vendoset dhe fituesi. Ky vendim për ndryshim rrënjësor padyshim që përqafohet nga klubet spanjolle, të cilët shpesh ankohen për axhenda të ngjeshura.